E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Baste sportive në një lokal, policia operacion kundër lojërave të fatit në Korçë

Një operacion kundër lojërave të fatit është zhvilluar në Korçë.

Mësohet se në lagjen 2 të qytetit është konstatuar brenda një lokali një zonë ambienti me disa kompjuterë që kishin të hapur në ekran lojëra elektronike kazinoje.

Ndër të tjera, bëhet me dije se në këto kompjuterë janë gjetur edhe faqe që dyshohet se përdoreshin për vendosje të basteve sportive.

Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë edhe persona të arrestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›