E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Breshëri rrëzon gjethet e pemëve në Tiranë, shi i fortë në kryeqytet

Një stuhi e papritur shiu dhe breshëri ka përfshirë Tiranën.

Prej disa minutash një stuhi e fortë shiu po bie mbi kryeqytet, ndërkohë që sasia e breshërit ka qenë e konsiderueshme.

Siç shihet edhe në video, kokarrat e breshërit të ndihmuara dhe nga stuhia e erës, kanë frikësuar banorët, të cilët janë mbyllur brenda.

Ndërhohë që shihet edhe gjethet e pemëve që bien teksa goditen nga kokkrat e breshërit. /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›