VIDEO/ “Bujrum për bashkëbisedim”, qytetarët i përgjigjen Ramës: Dorëheqje, jo dialog

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale këtë të martë, ka ndarë pamje nga protesta e djeshme (1 qershor), e mbajtur përpara Kryeministrisë.
Rama shkruante se është i gatshëm për një bashkëbisedim publik lidhur me çështjen e protestës, por cilëson se nuk duhet përdorur ofendime ndaj familjarëve.
LEXO EDHE: Protesta për Zvërnecin, Rama: Mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum. Se po nuk deshët…
Ndërkohë, protesta e sotme, e treta rradhazi, ka nisur me thirrjet “Dorëheqje, jo dialog”, duke i kthyer kështu përgjigje ftesës së kryeministrit Rama.