E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Burri vret gruan në Roskovec, më pas veten (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman të Roskovecit ku burri ka vrarë bashkëshorten dhe më pas është vetëvrarë.

Viktimat janë Shefit Rrapaj i moshës 80 vjeç dhe Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe.

Informacioni paraprak i Policisë:

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë detaje pritet të kemi në vijim.

Banesa ku ndodhi ngjarja e rëndë:

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›