E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Dalin pamjet nga banesa në Konispol ku ndodhi krimi i dyfishtë! Trupat në vendngjarje

Kanë dalë pamjet nga banesa ku burrë e grua humbën jetën mëngjesin e sotëm, 6 gusht. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në fshatin Shalës të Konispolit.

Në videot e siguruara nga Vizion Plus, shihet trupi i pajetë i Huso Islamajt,  69 vjeç, i cili pasi masakroi me sëpatë të shoqen, Shano Islamaj, u hodh nga shkallët nga djali i tij Klement Islamaj.

69-vjeçari humbi jetën. Mësohet se ka qenë mbesa e të moshuarit që ka marrë të atin, Klementinin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.

Blutë arrestuan djalin e dy viktimave, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, ku ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Klementin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›