E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Dasma në Egjipt kthehet në tragjedi, dhëndri rrëzohet në tokë dhe humb jetën gjatë kërcimit me nusen

Një dasmë në Egjipt u kthye në tragjedi, pasi dhëndri ndërroi jetë papritur gjatë vallëzimit me nusen. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten e kaluar në provincën Asuan, ku Ashraf Abu Hakam, siç raportojnë mediat lokale, humbi ndjenjat dhe ra në tokë teksa kërcehej me bashkëshorten e tij.

Pamjet e momentit janë regjistruar nga të ftuarit në dasmë, të cilët fillimisht shfaqen duke festuar dhe duartrokitur çiftin që kërcente një valle tradicionale egjiptiane me shkopinj Saidi, deri në momentin kur Hakam rrëzohet papritur për tokë, përballë të afërmve dhe miqve të tij.

Menjëherë pas rrëzimit, të pranishmit tentuan t’i jepnin ndihmën e parë, ndërsa më pas mbërritën dhe shërbimet mjekësore emergjente. Megjithatë, përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Mjekët konfirmuan se shkaku i vdekjes ishte një arrest kardiak i menjëhershëm.

Un mariage en Égypte s’est terminé dans le chagrin lorsque le marié, Ashraf Abu Hakam, s’est effondré et est mort alors qu’il dansait avec sa mariée. pic.twitter.com/yWTYrdtmy2

— Claire L. pour une France Éternelle ⚜️ (@FranceEterne) September 28, 2025

Lajmi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale në Egjipt, ku mijëra përdorues shprehën tronditjen dhe ngushëllimet e tyre për familjen. “Ishte plot jetë, buzëqeshje dhe shpresë për të ardhmen,” shkroi një mik i tij. “Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë një vend në parajsë,” thuhet në një tjetër koment.

Të shumtë ishin ata që shprehën shqetësim edhe për nusen, e cila pa të shoqin të ndërronte jetë në një nga ditët që duhej të ishte më e lumtura e jetës së saj. “Lutemi që Zoti t’i japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë,” shkruan një tjetër përdorues.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›