E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Dëme të mëdha, çfarë la pas shpërthimi me tritol në Tiranë, në pronësi të “Visit të garave”

TIRANË- Pamjet që shihni më poshtë janë të garazhit, të cilit iu vu një sasi lënde eksplozive, në orët e para të së enjtes në kryeqytet.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se nga shpërthimi janë dëmtuar katër automjete të parkuara.

Garazhi është në pronësi, të Elvis Kosova, një emër i njohur për Policinë e Shtetit.

Ai njihet ndryshe si “Visi i garave” apo ‘Visi i makinave të shpejta’.

Kosova u arrestua në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë 200 mijë euro.

Lidhur me këtë rast, bashkë me të u vu në pranga edhe një shtetas turk./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›