E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Deputetja i heq mikrofonin Kurtit: 4 vjet në qeveri! Mos na shit përralla

Gjatë seancës së kësaj të premte në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ndërpreu fjalën kryeministrit Albin Kurti, duke i hequr mikrofonin dhe duke kërkuar që ai të kthehej në temë.

“A ka mundësi të kthehesh në temë kryeministër, sepse i ke pasur katër vjet me qeverisë dhe nuk ke realizuar asnjë projekt. Kthehu në temë e mos na shit përralla. Thirre kabinetin qeveritar këtu dhe mbajeni rendin,” i tha Musliu Kurtit.

Situata u tensionua edhe më tej kur deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu, hoqi flamurin kombëtar nga foltorja gjatë fjalimit të kryeministrit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›