E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Dështon protesta për çmimin e naftës, sheshi para kryeministrisë bosh

Një protestë e thirrur nga shoqëria civile, kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri, dështoi që në nisje pasi asnjë qytetar nuk u pa në sheshin para kryeministrisë.

Tubimi ishte paralajmëruar të zhvillohej ditën e sotme, në orën 17:00, përpara godinës së qeverisë, përmes njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale. Por siç duket edhe në videon e mëposhtme, në bulevard kishte më shumë automjete dhe gazetarë ndërsa qytetarët numëroheshin me gishtat e njërës dorë.

Thirrja vinte në reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve në vend, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›