E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Dijonisi “i propozon” për martesë, Baby G: Tani do jemi shokë përjetë!

Momente pikante janë regjistruar pak orë para spektaklit të kësaj të hëne.

Teksa kanë nisur përgatitjet, Dijonisi dhe Baby G nuk kanë ndalur momentet gazmore mes tyre.

Ka qenë Dijonisi ai i cili i ka “propozuar” për martesë këngëtares, teksa i vendos një unazë në gishtin e madh.

“A ke qejf me u martu?”, i thotë Dijonisi.

Pasi i vendos unazën, Baby G i thotë se nga ai moment, ata janë shokë përjetë.

“Tani jemi shokë për jetë, për ditë të këqija dhe jo për ditë të mira”, thotë Baby G./vizionplus.tv

https://www.instagram.com/p/C7etPsuI-XH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›