E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Dron në fermë, Ditea Berisha surprizohet nga shoqja e saj, konfuzohen fermerët

Një dron ka mbërritur në “Ferma Vip”. Ishte Ditea Berisha, fermerja e cila është surprizuar nga shoqja e saj, blogerja e njohur Gerta Cici.

Mikesha e ngushtë e fermeres, në banderolë të dronit kishte shkruar: Finalistja e parë është shpallur me kohë, ajo je ti Ditea! Me ty 24/7

“Të dua Gerta! O Gerta të dua këtu kur të dal. Është shoqja ime, jeton në Amerikë”, tha Ditea.

Shkrimi i cili ishte në banderolë konfuzoi fermerët, ku u shprehen se edhe mund të jenë shpallur finalistët.

Veç Diteas, Gertën e përshëndetën dhe pjesa tjetër e fermerëve, ku nuk munguan as komentet epike.

“Shoqja jote është kujdesur më shumë të nxjerrë foton e saj  në dronë”, tha mes batutash Albano.

“Ty dhe po të të kishte hequr fare nga fotoja, s’ka problem se ty të njohim”, shtoi Renisi. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›