E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

Disa autobusë të vjetër, jashtë përdorimit, të parkuar në zonën e Fllakës në Durrës janë përfshirë nga flakët.  

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. 

Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për përhapjen e flakëve në zonë. 

Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e rastit. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›