E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Dyshohen për zjarrvënie në Kombinat dhe fshatin Prush, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë  arrestuar nga Policia e Tiranës, të dyshuar për zjarrvënie në Kombinat dhe në fshatin Prush.

Në pranga ra shtetasi 49 vjeç, pasi dyshohet se iu ka vënë zjarrin, disa mbeturinave në sheshin “Garibaldi” në zonën e quajtur “Kombinati”. Shtetasi, sapo ka konstatuar shërbimet, ka tentuar të largohet.

Nga kontrolli fizik, 49-vjeçarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq nga verifikimet rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje dhe për posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta;

Gjithashtu u arrestua edhe një person tjetër person pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Prush, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë dëmtuar sipërfaqe kodrinore të fshatit, si dhe janë djegur pisha, bimësi e egër dhe pemë të tjera.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›