E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ “E dëgjove çfarë thanë për ty?” – Pas publikimit të videove intime, Monika Lubonja ironizon kritikët me qentë që lehin: Unë nuk flas…

Aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e kanë kritikuar pas publikimit të videove intime pak javë më parë me kompozitorin Adrian Hila.

monika lubonja

Mesazhin për kritikët Monika e ka dhënë përmes një postimi në “Instagram”, ku ajo shfaqet në një video duke buzëqeshur, ndërsa mbishkrimi i saj shkruan: “A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”.

Ndërkohë, në këtë video, si audio janë vendosur disa qen që lehin, si një mesazh i koduar për kritikuesit e saj.

Kujtojmë se aktorja ka paditur kompozitorin Adrian Hila, pas qarkullimit të videove intime me të. Në reagimin e saj të parë pas ngjarjes, ajo u shpreh se nuk kishte pasur dijeni dhe se nuk kishte dhënë pëlqimin që të filmohej apo regjistrohej nga Hila.

Aktorja tha se i kishte besuar një personi me të cilin ka ndarë disa vite të jetës së saj dhe se nuk ndihet e turpëruar për dashurinë që ka dhënë kompozitorit, për të cilin thotë se e ka prerë në besë.

“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj. Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.

Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.

Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime. Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë.

I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë. Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”, shkrunte ajo asokohe.

monika lubonja a

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›