VIDEO/ E rëndë në Kosovë, edukatoret dhunojnë pa mëshirë 3-vjeçarin

Një rast tronditës i dhunës ndaj një të mituri është raportuar nga Kosova. Një 3-vjeçar është dhunuar brutalisht nga edukatoret e një çerdheje shtetërore në Fushë-Kosovë.
Pamjet janë publikuar fillimisht nga familjarët e të miturit më pas kanë qarkulluar në të gjitha mediat.
Policia e Kosovës dhe inspektorët mbërritën në çerdhen ku ka ndodhur ngjarja ndërsa është lajmëruar shoqërimi dhe pezullimi i tre edukatoreve deri në përfundim të hetimeve.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila dënon ashpër dhunën dhe shkruan se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar.
MINISTRE E KOSOVËS PËR ARSIMIN
Sapo të kthehem në ministri do të kem raportin e gatshëm, pjestarët e policisë kanë qenë të pranishëm aty. E përsëris, që do të ndërmarrim të gjitha masat që parashikon ligjt që asnjë fëmije të mos i cënohet integriteti edhe personaliteti jo vetëm fizik por edhe emocional. Kjo është sheqetësuese të shihet sepse tregon që nuk është rast izoluar, duket se më shumë se një person kanë qenë të përfshirë të paktën kanë patur dijeni dhe nuk kanë reaguar.
Pas këtj rasti, kanë reaguar edhe prindër të tjerë të cilët kanë denoncuar raste të ngjasghme dhune në të njëjtin insttucion arsimor.