VIDEO/ Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, kamerat fiksojnë lëvizjet e autorit në zonë

VLORË- ABC News ka siguruar pamjet e lëvizjes së personit, i cili dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri Renato Hoxhajn në qytetin e Vlorës, të dielën e shkuar.
Ai shihet teksa lëviz në zonë para kryerjes së krimit, i maskuar me kapele e maskë.
Në pranga ka përfunduar një peron tjetër i identifikuar si Eris Mehmetin, i cili dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë.
Ai dyshohet se i ka dhënë një makinë autorit, i cili qëlloi për vdekje 58-vjeçarin në Vlorë.
Hoxhaj u qëllua me tre plumba, në afërsi të banesës. Autoritetet vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e vrasësit/abcnews.al