VIDEO/ Festa kuqezi zhvendoset në Air Albania, tifozët ia marrin këngës në stadium para sfidës me Serbinë

Tifozët kuqezi kanë nisur festën në stadiumin ‘Air Albania’ pak çaste para nisjes së sfidës Shqipëri-Serbi.
Më herët, tifozë të shumtë ‘pushtuan’ pikat kyçe të kryeqyetit me emblemat tona kombëtare, duke kënduar dhe festuar për fitoren e shumëpritur në ndeshjen e sotme.
Fitorja në ndeshjen e sotme do të na afrojë më pranë me ëndrrën për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror, ndërkohë pak më parë Sylvinho bëri publike formacionin fitues kundër Serbisë.
Formacioni i Shqipërisë ndaj Serbisë (4-1-3-2): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj, Broja. / abcnews.al