E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Gjenden mbetje njerëzore në anijen e goditur në Ngushticën e Hormuzit

Mbetje njerëzore janë gjetur në bordin e anijes mallrash “Mayuree Naree”, e cila u godit nga një raketë më 11 mars teksa po kalonte nëpër Ngushticën strategjike të Hormuzit.

Anija, me flamur tajlandez, ishte nisur nga porti Khalifa në Emiratet e Bashkuara Arabe kur u sulmua. Sipas kompanisë detare Precious Shipping, mbetjet janë zbuluar në zonën e anijes së dëmtuar, por ende nuk është e mundur të konfirmohet identiteti apo numri i personave të zhdukur.

Nga ekuipazhi prej 23 personash, 20 janë shpëtuar dhe janë kthyer në Tajlandë në mesin e muajit mars, ndërsa tre të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Kompania bëri të ditur se operacionet e kërkimit po zhvillohen në kushte të vështira, pasi dhoma e motorëve është përmbytur dhe ka pësuar dëmtime të mëdha nga zjarri.

Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi në mars se kishte goditur “Mayuree Naree” dhe një tjetër anije me flamur liberian në Ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se ato kishin injoruar paralajmërimet e saj.

THAILAND STRIKES SAFE PASSAGE DEAL WITH IRAN AFTER HORMUZ ATTACK

Bangkok secures agreement with Tehran to let its tankers transit the Strait of Hormuz safely a major diplomatic step following the attack on the Thai ship Mayuree Naree. #WashingtonEye pic.twitter.com/81loOs6yIJ

— Washington Eye (@washington_EY) March 28, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›