E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Goditet “ferma” e kanabisit në Malësi të Madhe, tre të arrestuar

Policia e Shkodrës vijon kontrollet në terren në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në fshatrat Bajzë dhe Gruemirë Çezmë u zbuluan dhe asgjësuan një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabisi të kultivuar në platforma polistiroli.

Si rezultat, u arrestuan tre persona nga Bajza, Ersad Qerimaj, Bora Qerimaj dhe Adelina Qerimaj, ndërsa dy të tjerë u proceduan penalisht dhe një shtetas u shpall në kërkim.

Policia vijon hetimet për kapjen e personit në kërkim dhe identifikimin e të implikuarve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›