E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Gomonia nis lundrimin në Fier, familja transportohet për një urgjencë shëndetësore

Një nënë me fëmijën dhe një të afërm të saj u transportuan me gomone në fshatin Ferras, për t’u mbërritur në shtëpinë e babait të saj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Operacioni u krye nga forcat e ushtrisë, ndërsa reshjet e shumta kanë përmbytur rrugët automobilistike, duke bërë të pamundur lëvizjen normale me makina.

Forcat e sigurisë dhe ekipet e emergjencës vazhdojnë të jenë në terren për të asistuar qytetarët dhe për të menaxhuar situatat e emergjencës në zonat e përmbytura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›