VIDEO/ Hailey dhe Justin Bieber do të bëhen prindër për herë të parë

Justin Bieber dhe Hailey Bieber do të bëhen prindër për herë të parë!
Lajmin e ka bërë të ditur Hailey Bieber përmes një postimi që ka bërë mbrëmjen e sotme në llogarinë personale në Instagram.
Hailey Bieber ka postuar disa foto teksa pozon në krahët e të dashurit të saj.
Ajo ka veshur një fustan të bardhë nuseje dhe barku i duket i rrumbullakët.
View this post on InstagramA post shared by Hailey Rhode Baldwin Bieber (@haileybieber)
Postimi përfshin edhe një video në të cilën çifti i dashuruar ndajnë një puthje.
Siç pritej, postimi mori miliona pëlqime dhe komente brenda pak minutash.