E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Kamioni del nga rruga, punonjësi i shpëton për ‘fije të perit’ përplasjes

Një video tregon momentin kur një punonjës autostrade i shpëton për fije të perit një aksidenti të frikshëm në New York.

Një kamion goditi disa nga pajisjet e punës në I-81 pranë Whitney Point, pranë të cilave ishte edhe punonjësi, i cili arrin të shmanget shpejt.

View this post on Instagram

A post shared by ABC News (@abcnews)

Zyrtarët shtetërorë të transportit thanë se përplasja është “një kujtesë e frikshme” e rreziqeve që punëtorët e tyre përballen çdo ditë.

Ata iu bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të qëndrojnë vigjilentë në zonat e punës./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›