E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

Legjenda e futnollit italian Fabio Cannavaro e gjeti veten në qendër të një incidenti të pazakontë në aeroport pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara me delegacionin e ekipit kombëtar të Uzbekistanit. Ish-kapiteni i Italisë dhe fituesi i Kupës së Botës u veçua për një inspektim të detajuar sigurie.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë personelin e sigurisë duke kontrolluar sendet e italianit ndërsa ai priste aty pranë. Pavarësisht statusit të tij si një nga figurat më të njohura të futbollit, Cannavaro iu nënshtrua të njëjtave procedurave si pjesa tjetër e grupit udhëtues.

Incidenti ndodhi përpara miqësores së Uzbekistanit kundër Holandës, të cilën De Oranje përfundimisht e fitoi 2-1 falë dy golave të Cody Gakpo, ndërsa goli i vetëm i Uzbekistanit u shënua nga Igor Sergeev.

The security that Uzbekistan had to go through before their pre-World Cup friendly today… pic.twitter.com/nM1I8Am9VP

— Out of Context Football Manager (@nocontextfm1) June 8, 2026

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›