E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Makina del nga rruga në aksin “Maliq-Korçë”, lëndohet drejtuesi i mjetit

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht. Mjeti që drejtohej nga një 45 vjecar, ka pësuar dëme materiale ndërkohë që i lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i  cili po merr mjekim në spital.

“Rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht,  shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›