E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Makinat copë, dalin pamjet e aksidentit me 5 të lënduar në Pogradec

Një aksident me pasojë 5 të lënduar ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec.

Mësohet se aksidenti ndodhi në orën 12:00 ku janë përplasur dy automjete. Të lënduarit po marrin trajtim në spitaldhe për fat të mirë, asnjëri prej të lënduarve nuk është në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volksëagen”, të cilët po marrin mjekim në spital. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›