VIDEO/ Maren merr zemrat e shqiptarëve, arrin rekord në “Albania’s Got Talent”

Maren, një vajzë 8-vjeçare me një buzëqeshje të ëmbël, ka magjepsur publikun shqiptar me talentin e saj për akrobacinë. Ajo mori pjesë në programin “Albania’s Got Talent” në Vizion Plus, duke rrëmbyer pafund duartrokitje me aftësitë e saj dhe guximin për të performuar para një audience të madhe.
E shkathët dhe e çiltër, komunikimi i saj me anëtaren e jurisë Adelina Ismailin është bërë sensacion në rrjetet sociale.
Video në profilin zyrtarë në Instagram ka arritur 1 milion shikime në 24 orë.
Ky sukses i menjëhershëm tregon se Maren është padyshim një yll që do dalë nga “Albania’s Got Talent” me një potencial të madh për të ardhmen./vizionplus.tv
View this post on Instagram