VIDEO/ Me kapuç në kokë, efektivët e zbresin nga makina, momenti kur shoqërohet një prej të arrestuarve për kriptomonedhat

Ky është momenti ku Forcat Operacionale shoqërojnë në polici njërin prej të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “USDT-1”, kundër mashtrimeve ekonomike dhe kriptomonedhave.
Policia njoftoi më herët në një deklaratë për shtyp se për 17 persona është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg” ndërsa janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe Shkodër.
Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash./abcnews.al