E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Me kitarë dhe duke kënduar “rock”, pamjet e pazakonta të Blinken në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ndau skenën në klubin Barman Dictat të Kievit me grupin 19.99 duke luajtur kitarë dhe duke kënduar “Rockin’ in the free world” të Neil Young.

Kënga u publikua fillimisht në vitin 1989 pak para rënies së Murit të Berlinit.

https://youtu.be/VRvkRvLSYaY

Më herët, kreu i diplomacisë amerikane tha se SHBA do të mbështesë Ukrainën derisa të garantohet siguria e saj kundër Rusisë.

Sekretari i Shtetit pranoi se vonesa në dorëzimin e armëve amerikane e bëri Ukrainën më të prekshme ndaj sulmeve ruse, por theksoi se Kievi ka mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit pasi populli amerikan e kupton se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë në anën tuaj që nga dita e parë dhe ne do të qëndrojmë në anën tuaj derisa të garantohet siguria, sovraniteti dhe aftësia e Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj”, tha Blinken në një fjalim para studentëve në kryeqytetin ukrainas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›