E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Mero Baze ironizon Berishën: Edhe me emër Tomorr edhe e çon në Elbasan nuk ka kuptim

Mitingjet elektorale të Sali Berishës po shndërrohen çdo ditë e më shumë në kronika humori. Në ndalesën e fundit në Librazhd-Prrenjas, Berisha ngatërroi pozicionin politik të deputetit Tomor Alizoti.

Gazetari dhe botuesi i gazetës Tema, Mero Baze ka publikuar videon e këtij momenti epik, ndërsa ka ironizuar Berishën.

“LAJTHITJET/ Këtu ska faj. Edhe me emër Tomorr edhe e çon në Elbasan nuk ka kuptim”, shkruan Baze krahas videos, duke shtuar një tjetër “perlë” në koleksionin e lajthitjeve publike të Berishës.

Duket se mosha po i rëndon gjithnjë e më shumë “doktorit”, i cili nga një ditë në tjetrën e ka më të vështirë të mbajë mend aleatët, e jo më të drejtojë vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›