(VIDEO) Messi gol spektakolar dhe tjetër rekord, ‘kërcënon’ Cristiano Ronaldon

Lionel Messi ishte protagonist në barazimin e Inter Miamit ndaj San Diegos në MLS, duke realizuar një tjetër kryevepër nga goditja e dënimit.
Argjentinasi ekzekutoi në mënyrë perfekte dhe i dha skuadrës së tij një pikë në një ndeshje të luftuar.
Me këtë gol, Messi regjistroi goditjen e 75-të të lirë të shndërruar në gol gjatë karrierës, duke kaluar brazilianin Jairzinho Pinto, me të cilin ndante më parë kuotën e 74 golave.
Kështu, “pleshti” ngjitet në vendin e dytë në historinë e futbollit për golat nga goditjet e dënimit, ndërsa në krye mbetet braziliani Marcelinho Carioca me 78.
Rrjeta ndaj San Diegos ishte gjithashtu goli i 101-të i Messit me Inter Miami, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e tij te klubi amerikan.
Në planin personal, Messi arriti kuotën e 930 golave në ndeshje zyrtare, duke iu afruar më tej rivalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo. Portugezi kryeson aktualisht me 979 gola zyrtarë, ndërsa vazhdon objektivin e tij për të arritur shifrën historike të 1000 golave.