E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Momenti i grabitjes së Exchange te “5 Maji”, autori i maskuar dhe i qetë

TIRANË- Të tjera detaje dalin në dritë nga grabitja e një pike këmbimi në Tiranë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se autori ka marrë 120 mijë lekë të reja, dhe më pas është larguar me motor në rrugicat e 5 majit.

Abc News ka siguruar videon e autorit, i cili shfaqet krejtësisht i qetë, i veshur me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të grabitjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›