VIDEO/ Momenti kur 23 vjeçari tenton të grabisë pikën e këmbimit valutor në Shkozë, kërcënon punonjësen me pistoletë lodër

Ky është momenti kur 23 vjeçari tenton të grabisë pikën e këmbimit valutor në Shkozë. Ai shfaqet me armë në dorë (por plastike) duke kërcënuar punonjësen.
Kjo e fundit ka ka reaguar menjëherë duke aktivizuar alarmin e sigurisë. Në ato momente, autori është frikësuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa arritur të realizojë grabitjen.
Pas ndërhyrjes së policisë, 23 vjeçari Klejdi Ymeri, është lokalizuar dhe arrestuar. Sipas informacioneve të para, ai është përdorues i lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë, duke i kërcënuar punonjësit me një send në dukje armë zjarri (por plastike), por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, autori u neutralizua dhe u vu në pranga.
Sekuestrohet sendi i përdorur gjatë tentativës, i dyshuar si armë zjarri (por plastike).
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte armë zjarri, kishte tentuar të vidhte një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Y., 23 vjeç.
Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/vizionplus.tv