E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Momenti kur polici qëllon 6 herë mbi Lorenc Kosten, Vizion Plus siguron pamjet

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë që tregojnë pikërisht momentin kur efekltivi policisë Erjon Goxhara qëlloi duke e plagosur rëndë me 6 plumba inxhinierin e entit rregullator të energjisë, Lorenc Kosta.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Efektivi Goxhara vijon të jetë në kërkim, ndërkohë që drejtoria e policisë ka vendosur një shpëerblim prej 10 mijë eurosh për këdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij.

Siç duket edhe nga pamjet, Goxhara ka qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të Kostës, duke e plagosur rëndë në pjesën e barkut dhe të gjymtyrëve.

Pista ku po hetohet mbetet ajo e xhelozisë pasi autori dyshonte se lorenc kosta prej disa kohësh kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij.

Në momentin që efektivi e ka qëlluar me 6 plumba, ka nxjerrë telefonin duke i bërë video të plagosurit, pamje të cilat më pas i ka shpërndarë tek të afërmit e tij.

Pas krimit, Goxhara është larguar me makinë drejt banesës për të marrë një çantë dhe më pas u arratis në drejtim të Dajtit.

Në vendngjarje efektivët kanë gjetur 6 gëzhoja si edhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë që tregojnë momentin e krimit. Në pyetje janë marrë familjarë të autorit për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Ndaj efektivuit të policisë Erjon Goxhara rëndojnë dy akuza, vrasje me paramendim mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Tiranës vijon kontrllohet për kapjen e tij ën dfisa zona të ndryshme, por nuk përjashtohet mundësi që Goxhara të jetë larguar drejt vendlindjes ose në qytete të tjera. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›