VIDEO/ Moti i keq shkakton probleme në aksin Burrel-Skuraj, rënie gurësh në Shkopet

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin gjatë natës. Në disa qytete janë raportuar përmbytje.
Situata paraqitet problematike edhe në aksin nacional Burrel-Skuraj, ku ka shembje masivesh shkëmbore e dherash në segmentin e Shkopetit.
Drejtuesit e automjeteve paralajmërohen të tregojnë kujdes të shtuar në këtë aks rrugor pasi shembjet janë të vazhdueshme.
Kompania mirëmbajtëse e rrugës vijon punën në terren për largimin e gurëve që kanë bllokuar gjysmën e karrexhatës.
Situata pritet të rëndohet ne orët në vijim për shkak se reshjet e shiut vazhdojnë, teksa kane krijuar fryrje të lumenjve dhe përrenjve.