VIDEO/ Nga urdhrat për lyerjen e shkallëve në orën 04:30 te kërcënimet në burg, koha kur Rama lëshonte ultimatume, Veliaj: Kryeministrin e kemi perfeksionist

“Unë dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.”. Me këto fjalë i drejtohej kryeministri Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj më dhjetor të vitit 2019, ndërsa akomodonin një prej familjeve që i është shkatërruar banesa në 26 Nëntor. Teksa dje me gjuhë të ashpër edhe e ironizonte, duket se qasja e Ramës sot është më e fortë ndaj Veliajt, duke mos nguruar që ta kërcënojë në burg. Të paktën kështu deklaron kryebashiaku Erion Veliaj.
Në një kohë kur Rama nuk nguronte që t’i ngarkonte punë live kryebashkiakut, madje në orë të hershme të mëngjesit, ky i fundit e cilësonte kryeministrin “Perfeksionist”.
Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.
Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.
Erion Veliaj: Ok.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb