E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Një makinë e kthyer përmbys, pamjet nga aksidenti me 8 të plagosur në aksin Korçë-Bilisht

Vizion Plus ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë në aksin Korçë-Bilisht.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa një prej tyre është kthyer përmbys.

Burime bëjnë me dije se 8 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Korçës.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton për shkaqet e aksidentit, teksa është krijuar një trafik I rënduar në aksin në fjalë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›