E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Pas Italisë moti i keq “pushton” Francën, rrugët kthehen në lumenj

Stuhitë e forta të shiut dhe erës pas Italisë kanë goditur një tjetër shtet Europian.

Disa qytete të Francës janë gjendur ditën e sotme nën “pushtetin” e motit të keq, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut shumë rrugët janë përmbytur nga uji.

Qytetarëve francezë ju ka sjellë në mendje shijen e hidhur që lanë pas përmbytjet e vitit 2015-të ku humbën jetën 19 persona.

❗️????️ #DirectMétéo
23/09/2024 à 09h05 : Cette vidéo ravive de douloureux souvenirs. Voici le quartier de la République à #Cannes(06) ce matin, inondé par le ruissellement lors d’un violent orage. Toutes les vidéos sont dans la page Facebook. #Nice06 #CotedAzurFrance pic.twitter.com/LdtaxFp32t

— Météo Côte d’Azur ☀️ (@MeteoCotedAzur) September 23, 2024

Por këtë herë fatmirësisht nuk ka humbje jetësh.

Në një intervistë për BFM TV, kryetari i bashkisë së Kanës, David Lisnard, njoftoi se do të kërkonte shpjegime nga autoritetet kombëtare.

Toujours cannes pic.twitter.com/6yl6yP4Lfh

— abde (@abdeaz_) September 23, 2024

Administrata e Kanës thuhet se mori një paralajmërim për stuhinë që po afrohej vetëm një orë para se ‘ferri’ të shpërthehej në rrugët e qytetit. /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›