E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Pas aksidentit, konfliktohen shoferët në Vlorë, njëri prej tyre përplas me makinë automjetin tjetër

Vlorë- Një përplasje automjet ka përfunduar në konflikt. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë.

Mësohet se një prej personave të përfshirë në konflikt, ka goditur disa herë me mjetin e tij Benz një tjetër automjet, duke e nxjerrë nga rruga.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar shoferin e “Benzi-t”. Drejtuesi i automjetit tjetër ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, dhe nuk ka pësuar lëndime.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›