E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa në Krujë, nuk ka të lënduar

Një banesë është përfshirë nga zjarri në fshatin Derven të Krujës.

Zjarri ka përfshirë fillimisht katin e parë në banesën se Gjin Shotës. Me ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit zjarrfikës të Krujës është bërë e mundur izolimi flakëve, në katin e dytë të banesës.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar. Dyshohet se shkaqet e zjarrit janë nga një shkëndijë elektrike./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›