VIDEO/ Përfshihet nga flakët lokali në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike! Ekipet zjarrfikëse në vendngjarje

Përfshihet nga flakët një lokal në zonën fundore të Lungomares në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një bar i ndërtuar kryesisht me material drusor, çka ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit. Flakët janë intensifikuar brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve dhe kanë bërë të mundur shmangien e përhapjes së mëtejshme.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit dyshohen nga shkëndije elektrike,megjithatë pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes. Policia po dokumenton rastin, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie.