E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përfundon Turqi-Rumani, Kosova mëson kundërshtarin e mundshëm

Turqia do të jetë kundërshtari i mundshëm i Kosovës në finalen e “play off”, në rast se Dardanët ia dalin të kualifikohen ndaj Sllovakisë.

Kombëtarja turke triumfoi 1-0 ndaj Rumanisë në shtëpi, për të prerë biletën e kualifikimin.

Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në të dytën vendasin gjetën golin e vetëm.

Në minutën e 53-të, Kadioglu shënoi golin e vetëm për Turqinë dhe atë të kualifikimit.

Në rast se Kosova ia del të kualifikohet, ndeshja finale do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›