E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përkeqësimi i kushteve të motit, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës

Si pasojë e motit të keq kapiteneria e Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla, dhe të peshkimit që synojnë të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur.

Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e çdo situate problematike për shkak të kushteve atmosferike.

Ndërsa njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›