E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Përmbytet metroja në New York, “paralizohet” qyteti

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme në sistemin e metrosë së New York-ut.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për rrezik përmbytjeje në të gjithë zonën metropolitane të qytetit.

Në pamjet e bëra publike shihet vërshimi i shpejtë i ujit në panelet dhe tunelet e metrosë, ku uji ka depërtuar edhe në hapësirat ku ndodheshin pasagjerët.


Si pasojë e përmbytjeve, shërbimi i metrosë po përballet me vonesa të mëdha, duke krijuar vështirësi për mijëra udhëtarë që lëvizin në qytet.

Ky incident vjen në një kohë kur infrastruktura e metrosë së New Yorkut është tashmë nën presion për sfidave klimatike që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›