E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Përplasen dy automjete në Vlorë, nuk raportohet për të lënduar

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Transballkanik të Vlorës. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, të dyja të drejtuara nga gra.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Dy automjetet e përfshira janë të tipit “Fiat” dhe “Dachia”

Në mjetin tip “Dachia” udhëtonin dy turiste të huaja, të cilat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ka sjellë trafik të rënduar në njërin prej akseve kryesore të qytetit, ndërsa policia rrugore ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e qarkullimit dhe për dokumentimin e rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›