E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Përplasja tragjike e trenave në Indonezi, shkon në 14 numri i viktimave

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë me intensitet pranë kryeqytetit të Indonezisë, pas një aksidenti të rëndë hekurudhor ku dy trena pasagjerësh u përplasën. Numri i viktimave ka shkaktuar në  14 dhe dhjetëra të tjerë janë të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë stacionit Bekasi Timur, rreth 25 kilometra në lindje të Jakarta. Sipas autoriteteve, ekipet e emergjencës po punojnë ende për të nxjerrë dy persona që kanë mbetur të bllokuar në strukturat metalike të një prej vagonëve të shkatërruar.

Zëdhënësja e kompanisë shtetërore hekurudhore KAI, Anna Purba, tha po bëhen përpjekje maksimale për shpëtimin e personave të bllokuar.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa shërbimet mjekësore po përballen me një numër të lartë të plagosurish. Ky aksident konsiderohet një nga më të rëndët në transportin hekurudhor në vend në vitet e fundit.

One train slammed into another at a station outside Indonesia’s capital on Monday, killing at least four people and several others were trapped in a badly damaged car, officials said. pic.twitter.com/6ivA8P1haJ

— The Associated Press (@AP) April 27, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›