E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Po kalonte urën dhe u ‘zhduk’ nën ujë, momente dramatike për çiklisten

SHBA – Pamje dramatike janë regjistruar në Arizona, ku një 20-vjeçare u mor nga rrjedha e fuqishme e ujit teksa tentonte të kalonte një urë me biçikletën e saj.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, e reja shihet duke u përpjekur të kalojë urën, pavarësisht prurjeve të mëdha të shkaktuara nga moti i keq që ka goditur zonën.

Brenda pak sekondash, rryma e fortë e ujit e rrëmben së bashku me biçikletën. E reja përpiqet të qëndrojë mbi ujë, por përfundon duke u tërhequr nën urë dhe më pas në një tunel kullues.

Ngjarja shkaktoi panik te dëshmitarët, të cilët nxituan për ta ndihmuar. Pas disa minutash kërkime, 20-vjeçarja u gjet dhe u nxor nga uji pa ndjenja.

Qytetarët që ndodheshin pranë vendngjarjes i dhanë menjëherë ndihmën e parë dhe arritën ta rikthejnë në jetë.

“Ajo u zhduk plotësisht në ujë. Forca e rrymës ishte aq e madhe sa e çoi përmes tunelit nën urë dhe e hodhi dhjetëra metra më poshtë”, tha Chris Nanos, sherifi i Qarkut Pima.

20-year-old female cyclist revived by means of CPR after becoming trapped underwater after attempting to cross a flooded bridge in Arizona.

The woman eventually was sucked into a tunnel and ejected 100 feet downstream.

She was then given CPR until she regained consciousness. pic.twitter.com/TvEbzbDrKB

— Collin Rugg (@CollinRugg) August 15, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›