VIDEO/ Po ti ç’ne? Kryemadhi takohet me Jul Dedën para SPAK: Vetëm shumë mos e kruaj se…

Teksa bëri paraqitjen e rradhës në SPAK , MonikaKryemadhi u takua me aktorin e humorit Julian Deda, i cili gjithashtu, për “punët” e tij ndodhej në hyrje të Prokurorisë së Posaçme.
Mes të dyve nuk munguan as batutat.
Deda i thotë se, SPAK e kishte thirrë edhe atë për Ilir Metën, ndërsa Kryemadhi iu përgjigj me një tjetër batutë: “Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…”.
Batutat mes tyre:
Monika Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak…
Jul Deda: Ty po të prisja… Monika…
Monika Kryemadhi: Po ti ç’ne?
Jul Deda: Më thirrën dhe mua, por se di pse… Për Ilirin..
Monika Kryemadhi: Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…
Jul Deda: Jo nuk thashë gjë.. hiç, hiç.
Monika Kryemadhi: Unë do bëj ndërtim pa leje këtu( në SPAK) do marrë zyrë!