E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Presidenti nigerain përballet me incidentin e sikletshëm, humb ekuilibrin dhe rrëzohet gjatë pritjes në Ankara

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili ndodhet në Turqi u përball me një situatë të sikletshme ditën e sotme.

Ai humbi papritur ekuilibrin dhe u rrëzua gjatë një ceremonie në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave turke, incidenti ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, kur presidenti nigerian përshëndeti trupat dhe pak më vonë humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu arriti të ngrihej në këmbë. Pavarësisht incidentit, programi vazhdoi si zakonisht pas një vonese të shkurtër.

Nijerya Cumhurbaşkanı Tinubu yere düştü

???? Cumhurbaşkanı Erdoğan, koluna girerek Tinubu’ya yardım etti https://t.co/t1okaLg1ZU pic.twitter.com/wuZLQznIsS

— Independent Turkish (@TurkishIndy) January 27, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›