E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Protestuesit përzënë Klevis Balliun, deputeti i PD futet në Lanë për tu larguar nga turma!

Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës së dhunshme që po zhvillohet në Tiranë.

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një grup protestuesish kanë përzënë nga sheshi përfaqësues të Partisë Demokratike, mes të cilëve ishte edhe deputeti Klevis Balliu.

Një pjesë e protestuesve bënin vazhdimisht thirrje që ata të largoheshin nga protesta dhe i përzunë atë deri pranë selisë së PD-së.

Klevis Balliu ka kaluar përmes lumit Lana për t’i shpëtuar breshërisë së gurëve. Mësohet gjithashtu se protestuesit kanë dhunuar një tjetër person që ka qenë me Klevis Balliun

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›