E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Rama në Nju Jork, logo e eventit shfaqet në ekranin e famshëm të Time Square

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po i rikthehet turit të takimeve me shqiptarët që jetojnë nëpër botë.

Sot ai është nisur drejt New York-ut për takimin që do të zhvillohet paraditen e së shtunës me shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Në Time Square është vendosur logo e eventit për Ramën me display. Pamjet janë parë në 7 Avenue 38th Street Manhattan.

Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit.

Më pas Rama pritet të organizojë një tjetër takim me shqiptarët në Greqi në nëntor.

SHIH VIDEON

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›